AKTUALITET, 20 Prill 2021, 10:15

Plagosja në Kavajë, Rama: Autori nuk ka lidhje me PS, është militant i PD

Plagosja në Kavajë, Rama: Autori nuk ka lidhje me PS, është
Kryeministri Edi Rama reagon për plagosjen e sekretarit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni. Rama shkruan në rrjetet sociale se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, ndërsa shton se plagosja e Okshtunit brenda zyrës elektorale të PD në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik. “Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.