TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur turin elektoral këtë të martë nga Kavaja, pikërisht një ditë pasi atje u plagos një nga aktivistët e PD të këtij qyteti, Bledar Okshtuni.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se ora e ndryshimit po afron dhe se Kavaja do të sjellë fitoren e të gjithë Shqipërisë.
Basha deklaroi se Kavaja ka sjell demokracinë dhe fitorja sipas tij, nuk e ndalohet nga sulmet e bëra, e këtu iu referua plagosjes së djeshme.
Fjala e Bashës:
Të rinj dhe të reja të Kavajës, qytetarë, ora e fitores po afron. Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen, për ta larguar me votën e Kavajës e Shqiptarëve të bashkuar njeriun që për tetë vite me radhë e mbajti peng vendin. E përzuri rininë.
I ka hyrë frika në palcë, e ka kuptuar dhe paniku i humbjes e ka tmerruar, sepse ai më shumë e më mirë se asnjëherë e di se me 25 prill, Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb.
Vëllezër dhe motra, Kavaja, ia ka vënë gjithmonë tonin demokracisë. Ishte Kavaja që u ngrit e para. Ishte Kavaja që nuk u tremb kurrë nga diktatura.
Është Kavaja që e ndezi fitoren tonë për ndryshim. Është Kavaja që do i prijë fitores së gjithë Shqipërisë.
Padurimi juaj, entuziazmi juaj, është një vatër zjarri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqeti i fitores tonë më 25 prill.
Që nuk e mbyll dot, as sulmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë, më të fortë se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë, për t’i dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë.