AKTUALITET, 20 Prill 2021, 11:01

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, kushton 104 milionë euro, punimet do të fillojnë brenda 14 muajsh

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e aeroportit të

Është nënshkruar sot kontrata me konscorciumin fitues për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, fitues për të cilin janë shpallur tre kompani: Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK.

Punimet do të nisin brenda 14 muajsh dhe vlera e ndërtimit të tij shkon 104 milionë euro, deklaroi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Me ngritjen e Aeroportit të Vlorës do të hapet mundësia për investime shumë të mëdha në sektorin turistik. Punimet do të nis brenda 14 muaj, do të ketë një fazë përgatitore për sa i përket studimit mjedisor, ku është një aeroport që do të ngrihet sipas kritereve evropiane, do të ketë edhe një studim arkeologjik, më pas tetë muaj do të jenë në dispozicion për përmbushjen e kushteve paraprake dhe dorëzimit të masterplanit dhe gjashtë muaj për marrjen e lejeve të ndërtimit.

Këto janë afatet maksimale të ligjit dhe do të mundohemi t’i mbyllim sa më shpejtë. Në fazën e parë, përfshin ndërtimin e terminalit dhe nisin operimet dhe faza e dytë konsiston në zgjerimin e terminalit të pasagjerëve do të fillojë pas vitit të katërt të operimeve. Jo vetëm do të ketë injektimin direkt të 104 milionë eurove në ekonomi por edhe në zhvillime në fusha të tjera”, tha Balluku.