TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme është shtyrë seanca në gjykatë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Seanca është caktuar për ditën e enjte më 22 prill, në orën 13:00.
Shkak i shtyrjes së seancës është bërë fakti se duhen njoftuar dëshmitarët e Prokurorisë, që seanca për Llallën të kalojë në fazën e pyetjes së dëshmitarëve.
Kujtojmë se në seancën e kaluar në GJKKO, ku i pranishëm ishte edhe vetë ish-kryeprokurori, u vendos që ky i fundit të gjykohet me procedurë të zakonshme.
Adriatik Llalla akuzohet për fshehje të pasurisë në tre raste.