SPORT, 20 Shtator 2021, 09:48

Zemërohet Messi, nuk feston me shokët e skuadrës fitoren ndaj Lyon

Zemërohet Messi, nuk feston me shokët e skuadrës fitoren ndaj
Lionel Messi në minutën e 75-të u zëvendësua në ndeshjen PSG-Lyon. Mauricio Pochettino, pa ndonjë gabim të dukshëm fizik, vendosi të zëvendësojë yllin argjentinas me Achraf Hakimi. Ndeshja ishte 1-1 deri në ato momente dhe PSG kishte nevojë për një gol tjetër, por që për fat e gjeti Icardi në minutat shtesë duke fituar 2-1. Kur Messi u zëvendësua shkëmbeu një fjalë me Pochettinon kur ai shkoi për ta përshëndetur, por numri 10 nuk i dha as dorën. Por zhgënjimi nuk kishte fund për Messin. Disa lojtarë festuan fitoren e tyre të gjashtë radhazi në kampionat me ultrasit Leo Messi, i cili ishte akoma i zemëruar qëndroi në dhomat e zhveshjes duke mos festuar me shokët e skuadrës.