TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Myrto Uzuni ka shpërthyer në Kupë me Ferencvaros. Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor në fitoren ndaj Hatvan (9-0), skuadër e kategorisë së tretë në Hungari. Katër golat e parë do të realizoheshin prej tij, ndërsa në minutën e 71 do të jepte asist për Gera Zalan.
Zlejko Gavric thelloi rezultatin në 6-0, ndërsa Uzuni shënoi në të 76 nga penalltia një tjetër gol. Spektakli vazhdoi në të 82-ën teksa pasi i rrëmbeu topin kundërshtarëve, sulmuesi shqiptar dribloi portierin dhe tundi sërish rrjetën. 6 gola në një ndeshje beratasi as që i kishte ëndërruar por i bëri realitet në sfidën ndaj Hatvan, ndeshje të cilën Ferencvaros e fitoi me rezultatin 9-0 duke u kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Hungarisë.