SPORT, 19 Shtator 2021, 23:04

Nuk ka fitues në Torino, Milani i prish festën Juventusit

Nuk ka fitues në Torino, Milani i prish festën Juventusit

Juventusi dhe Milani kanë ndarë nga një pikë në një barazim dramatik 1-1 në ”Alianz Stadium”.

Kuqezinjtë vinin në këtë takim me dy mungesat kryesorë, sulmuesit Zlatan Ibrahimoviç dhe Olivier Zhiru. Juve e nisi vrullshëm, teksa në një dalje të shpejtë përpara, Alvaro Morata i dha avantazhin bardhezinjve duke mposhtur Menjan pas vetëm katër minutash lojë.

Në pjesën e parë, skuadra e Piolit ishte thuajse inekzistente, por në të dytën ndryshoi gjithçka. Milani bëri një pjesë të dytë mjaft të mirë duke gjetur dhe golin e barazimit.

Në një mënyrë të çuditshme, askush nuk e markoi sulmuesin Ante Rebiç në një goditje nga këndi, me këtë të fundit që nuk e kishte të vështirë të mposhte Sheznin. Skuadrat e mbyllën sfidën me nga një pikë, ku më e kënaqur doli Milani, ndërsa Juvja ende nuk e ka provuar shijen e fitores këtë sezon në Serinë A.