TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër fitore në minutat e fundit për Realin e Madridit pas asaj ndaj Interit në Champions League.
"Los Blancos" triumfuan 1-2 në transfertën e Mestallas ndaj Valencias falë golave të realizuar në katër minutat e fundit të kohës së rregullt nga Vinicius dhe Benzema.
Një sukses me përmbysje në një fushë të vështirë me Realin që bëri të pavlefshëm golin e Hugo Duros.
Me këtë fitore e 4-ta në pesë takime skuadra e Ancelottit mori e vetme kryesimin e La Ligas me 13 pikë, dy më shumë se kampionët në fuqi të Atletico Madrid.