BOTA, 31 October 2026, 14:30

Zelensky në Stamboll, pritet të takohet me Erdoganin, në fokus lufta në Ukrainë dhe siguria në Detin e Zi

Zelensky në Stamboll, pritet të takohet me Erdoganin, në fokus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur këtë të shtunë në Stamboll, pas një ftese nga homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në aeroport, kreu i shtetit ukrainas u prit nga ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler.

Sipas njoftimit të Presidencës turke, në fokus të takimit mes dy liderëve do të jenë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, çështjet e sigurisë në Detin e Zi, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Kreu i Komunikimit të Presidencës turke bëri të ditur se vizita e Zelenskyt është e karakterit të punës. Gjatë saj, dy presidentët pritet të diskutojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe zhvillimet aktuale në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Vizita zhvillohet në një kohë kur çështjet e sigurisë në rajonin e Detit të Zi dhe lufta në Ukrainë mbeten ndër temat kryesore të diskutimeve diplomatike mes vendeve të rajonit.