BOTA, 30 October 2026, 19:55

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë Stambollin më 31 tetor. 

Ky takim bëhet me ftesë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, siç njoftoi kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës Turke, Burhanettin Duran.

Fokusi i bisedimeve pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit midis Turqisë dhe Ukrainës, lufta me Rusinë, si dhe çështjet e sigurisë në Detin e Zi.