AKTUALITET, 5 Shtator 2019, 23:40

Merr flakë autoboti me gas në autostradën Kavajë-Rrogozhinë

Merr flakë autoboti me gas në autostradën

Një autobot i mbushur me gas ka shpërthyer në flakë në autostradën Kavajë-Rrogozhinë në afërsi të fshatit Lekaj. Autoboti ka marrë flakë pranë dy karburanteve.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëse të qytetit të Durrësit dhe Kavajës. Nuk raportohet për të lënduar ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.