LIFESTYLE, 30 Nëntor 2018, 12:01

Zbulohet lidhja e fshehtë e Dj Sardit me moderatoren e njohur

Ishte tetor kur u përhap lajmi se DJ i njohur shqiptar, Sardi ishte ndarë nga balerina e televizionit “Klan”, Jora Hodo.

Në atë kohë, u tha se shkak i prishjes së marrëdhënies mes tyre ishte një kontratë profesionale e Jorës në Amerikën Latine.

Por ditën e sotme, ‘Iconstyle’ shkruan se DJ i njohur është në një lidhje me moderatoren e njohur të “Digitalb”, Jonida Vokshin.

Madje thuhet se çifti ka pak muaj që janë bashkë dhe tashmë gjërat janë bërë zyrtare. Sardi parë në një lokal në kryeqytet bashkë me Jonidën dhe nënën e saj.