LIFESTYLE, 29 Nëntor 2018, 14:12

Bleona Qerreti ka një pyetje për Albërien: Si është puna me familjen tuaj?

Në një postim në Instagram, Bleona poston një foto të dy motrave Hadërgjonaj, Anxhelinën dhe Agnesën.

Ajo i kërkon llogari nënës së tyre, Albërijes, që t’i tregojë sesi i ka bërë këto vajza kaq të bukura:

“Ça është puna me familjen tuaj o yje? Ku i keni bërë këto fëmijë si me porosi nga katalogu? Ja urdhëro shiko profilet e të tjerëve”, shkruan këngëtarja teksa bën tag edhe Alban dhe Beatrix Ramosajn e nënën e tyre.

Bleona e krahason motrën e Anxhelinës, me modelen e njohur Kendall Jenner.

“Anxhelina, motra jote duket si një version më i mirë i Kendall Jenner”, shkruan këngëtarja.