LIFESTYLE, 29 Nëntor 2018, 08:50

Parashikimi i motit, 29 nëntor 2018

Parashikimi i motit, 29 nëntor 2018

Dita e sotme parashikohet me vranësira të përqendruar në zonat malore dhe kthjellime në veriperëndim e zonat e ulëta.

Sipas Shërbimit Meteoalb do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët e lokal në jug të vendit. Reshje bore në qarkun e Korçës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje me shpejtësi 1-20 m/s dhe më e theksuar në bregdet.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1.0-1.8 metra.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 3/12 diell
Kukës -3/2 diell re mjegull
Lezhë 6/12 diell
Dibër -3/2  diell re mjegull
Durrës 8/14 diell
Tiranë 4/13 diell
Elbasan 4/12 re diell
Berat 5/11 re diell
Vlorë 8/15 re diell
Korcë 2/3 re borë e dobët
Gjirokastër 6/10 re diell
Sarandë 8/15 re diell shi i dobët

/TPZ.AL