LIFESTYLE, 29 Nëntor 2018, 12:27

Shakohoxha sherr në studio me Laert Vasilin dhe Marin Memën!

Shakohoxha sherr në studio me Laert Vasilin dhe Marin Memën!

Kur na duhet të flasim për patriotizëm, do të na duhet të flasim edhe për gjuhën shqipe.

Ky diskutim u bë edhe në studion e Soirée me Jonida Shehun, ku të ftuarit diskutuan edhe lidhur me vendosjen e emrave të huaj tek fëmijët. Teksa po fliste për një "bastardim" sipas tij të emrave, Laert Vasili u shpreh se ne nuk duhet të vëmë emra të huaj si Gerrhard apo Darling fëmijëve shqiptarë.

Mirëpo, Vasili u ndërpre nga gazetari i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha i cili e kundërshtoi ashpër Vasilin. Shakohoxha u shpreh se fakti që jemi në shekullin e 21-të na jep të drejtën të bëjmë çfarë të duam dhe të mos gjykojmë askënd për zgjedhjet e tij apo saj.

Mendimi i Shakohoxhës nuk u mbështet nga Marin Mema, i cili, me të njejtin mendim si Vasili, ishte kundër vendosjes së emrave të huaj duke mënjanuar ato shqip.

Debatet po zhvilloheshin me tone mjaft të ashpra saqë u desh ndërhyrja e moderatores, Jonida Shehu për të qetësuar situatën.