TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka disa javë që reperi i njohur Fero po përflitet për një lidhje me modelen Arbenita Ismajli.
Ata janë fotografuar së bashku dhe pozat e tyre në “Instagram” janë shkrepur në të njëjtin vend, duke i bërë të gjithë të dyshojnë për marrëdhënien.
Madje mjaftoi një foto e tyre të përqafuar për të vërtetuar atë që thuhej nën zë. Ndërkohë së fundmi, reperi ka vendosur që t’ia shprehë asaj në publik dashurinë.
Në një foto që modelja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Fero i ka lënë Arbenitës komentin më të ëmbël që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
“I gjithë universi në një foto”- i shkruan reperi, ku Arbenita i ka kthyer përgjigje: “Më mungon që tani”.
