AKTUALITET, 26 Dhjetor 2020, 09:42

Zbulohen pesë raste të reja me COVID në Berat, pozitivë edhe një mësuese dhe një infermiere

Zbulohen pesë raste të reja me COVID në Berat, pozitivë edhe


Pesë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në qytetin e Beratit. Të prekurit janë konstatuar në spital dhe në disa institucione.

Burime bëjnë me dije për ABC se pozitivë kanë rezultuar një infermiere në Spitalin Rajonal Berat, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Tërpan, një punonjës në Sh.A.Ujësjellës-Kanalizime Berat, një punonjës i OSHE-së në Poliçan dhe një mekanik në fshatin Syzezë.

Një ditë më parë në Berat u konfirmuan 9 raste të reja me koronavirus. Aktualisht ky qytet numëron 871 raste aktive me COVID