AKTUALITET, 25 Dhjetor 2020, 19:38

Trupat e KFOR-it turk dhe policia e Kosovës patrulla të përbashkëta në kufirin me Serbinë

Trupat e KFOR-it turk dhe policia e Kosovës patrulla të

Kontigjenti i KFOR-it turk dhe pjesëtarët e policisë së Kosovës kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta rrugore në datat 17 dhe 21 dhjetorë të këtij viti.

Aktivitetet janë kryer gjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Ka qenë vet ministria turke e Mbrojtjes që ka shpërndarë njoftimin për këto aktivitete ushtarake.

Siç thuhet në njoftim aktivitetet kanë qenë “pjesë e operacioneve të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë operojnë 540 trupa ushtarake të Turqisë në kuadër të misionit të KFOR-it. Baze e trupave turke është e vendosur në qytetin e Prizrenit.