AKTUALITET, 25 Dhjetor 2020, 19:24

U qëllua me armë në këmbë, policia: 51-vjeçari në Dibër u plagos në rrethana të paqarta

U qëllua me armë në këmbë, policia: 51-vjeçari

51-vjeçari Faik Zeqja nga Dibra është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në këmbë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.