AKTUALITET, 26 Dhjetor 2020, 09:16

Një ditë pas shoqërimit në komisariat, arrestohet ish-gjyqtari i Apelit

Një ditë pas shoqërimit në komisariat, arrestohet


Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e ish-kreut të gjykatës së apelit të Tiranës Alaudin Malaj.

Policia thotë se Malaj është konfliktuar me dy djemtë e tij të mitur për pronësinë e një automjeti, ndërkohë që fëmijët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje. Ish-gjyqtari u ndihmua dhe nga vëllai i tij, ndërsa prej disa muajsh është në proces divorci me bashkëshorten e tij.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje. Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik “, njofton Policia e Tiranës.

Ngjarja u raportua ditën e djeshme në media dhe bëri bujë pasi i përfshirë në konflikt ishte ish-gjyqtari i njohur. Fillimisht u tha se ishte arrestuar ndërsa më vonë dolën detajet e konfliktit të Malajt dhe të birit, i cili ky i fundit ka urdhër mbrojtje.