TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi u kap me një sasi droge. Arrestimi i 44-vjeçarit u bë në Civitanova Marche të Italisë.
Gjatë kontrolleve me rastin e festave të fundvitit, policia ushtroi kontroll në autostradën shtetërore në komunën Cupra Marittima, mes tyre dhe shqiptarin.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari gjatë kontrollit u nervozua dhe nuk ishte në gjendje që t’i përgjigjej pyetjeve të policisë. Mësohet se droga u gjet brenda bagazhit të makinës, ku u sekuestruan dy kuti me çanta të mbyllura me nxehtësi ku brenda ishte lënda narkotike me një peshë totale prej 5, 275 kilogramë.