AKTUALITET, 7 Mars 2018, 13:47

Byzylykët elektronikë, harrohet dosja e famshme

Byzylykët elektronikë, harrohet dosja e famshme

Prokuroria e Tiranës ka vendosur pushimin e procedimit penal për cështjen e byzylykëve elektronikë. Ministrja e Drejtësisë kishte kërkuar rihapjen e cështjes, e cila ishte rikthyer për hetim me vendim të gjykatës.

Ministria e Drejtësisë vuri në dispozicion të hetimit të gjitha aktet e nevojshme. Prokuroria brenda 3 muajsh vendosi pushimin e çështjes. Burime konfidenciale nga ministria e Drejtësisë thonë për Report Tv se Ministrja Gjonaj do të vazhdojë rrugën ligjore për zbardhjen e çështjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve.

Skandali i byzylykëve elektronikë me vlerë 2 milionë euro u zbulua në kohën e qeverisë teknike kur  ministër i Drejtësisë ishte Bardhi i PD. Ai zbuloi se 300 byzylykë për mbikëqyrje elektronike mungonin, ndërsa kërkoi nisjen e hetimeve dhe procedimet për shërbimin e Provës.

Disa muaj pas kallëzimeve, byzylykët u kthyen nga kompania e cila ofronte shërbimin, ndërsa një pjesë ishin të pa papërdorshëm.