TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka organizuar një takim me mësuesit në selinë e Kryeministrisë, në ditën e 7 Marsit, për të falenderuar dhe dekoruar disa mësuese, por edhe për të mbajtur fjalimin përkatës në këtë ditë.
Rama ka falenderuar mësueset dhe ka shpërndarë medalje për disa prej tyre. Ajo që ra në sy ishte "dashuria"pa kufij, e të gjithë të përzgjedhurave për medalje, veçanërisht për kryeministrin Edi Rama. Mësueset e kanë falenderuar të gjitha dhe kanë shprehur vlerësimet maksimale për punën e kryeministrit dhe të ministres së arsimit, në atë që e quajtën reformimi i sistemit arsimor. Madje, pati edhe një rast kur njëra nga mësueset e thirrura në kryeministri, u shpreh se arsimi në vendin tonë ka arritur standarte të larta europiane.
Kryeministri Rama, në fjalën e tij, bëri edhe njeë auto-kritikë, duke thënë se politikanët nuk i ndihmojnë mësuesit të kryejnë misionin e tyre për edukimin e të rinjve, sepse ditën e enjte politikanët sthuren në parlament. (video më poshtë)
VIDEO:
/TPZ.AL/