TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i ka bërë thirrje sot prokurorëve që të mos lejojnë personat me faj të shpëtojnë nga drejtësia dhe të pafajshmit të vuajnë.
Në fjalën e saj, ambasadorja tha gjithashtu se 2020-a do të jetë një vit i madh në rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.
“2020 është një vit i madh në rrugën e Shqipërisë drejt BE, jemi të emocionuar dhe nder për ne që qëndrojmë pranë Shqipërisë, reformat që po ndërmerr janë shumë të rëndësishme po edhe shumë të vështira.
Në kohë të tilla, është e nevojshme për miqtë të jenë më prezentë se kurrë.
Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime të rëndësishme sa i takon sistemit në prokurori.
Është koha të fitohet besimi i publikut. Duhet të sigurojmë qëndrueshmëri dhe suksesin e këtyre reformave.
Ka disa individë të cilët kanë qenë të gatshëm ti bashkohen punës në funksion të sistemit të drejtësisë.
Jemi mirënjohës për dedikimin e këtyre individëve dhe kruajon që keni marrë përsipër këto detyra.
Zyra e prokurorisë, do përmend SPAK që do ketë një rol të rëndësishëm për të luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është një zgjedhje, por një kërkesë, duhet ti jepet fund korrupsionit.
Kjo po ndalon Shqipërinë të jetë aq e mirë sa mund të jetë apo një magnet për investime, siç duhet të jetë.
Prokurori është shërbëtori i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk duhet të vuajë. Duhet të përdorni çdo metodë të ligjshme për të sjellë drejtësi. Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë dhe mos i lejoni të pafajshmit të vuajnë”.