AKTUALITET, 21 Korrik 2020, 17:59

Yuri Kim dy orë takim me Ramën në Kryeministri, zbardhen detaje nga biseda

Yuri Kim dy orë takim me Ramën në Kryeministri, zbardhen detaje

Për rreth dy orë, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim, me të cilën ka diskutuar një gamë të gjerë çështjesh.

Burime kanë njoftuar se në takim, është diskutuar pritshmëritë e qarta dhe të mirënjohura të SHBA-ve, në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik.

Por në këtë axhendë nuk ka qenë vetëm tema e marrëveshjes së 5 qershorit apo dhe vetë Reformës Zgjedhore por ambasadorja me Ramën diskutuan edhe për çështje të tjera të cilat nuk bëhen ende të ditura.