AKTUALITET, 21 Korrik 2020, 17:24

Regjistrohen katër raste të reja me COVID-19 në qarkun e Korçës, mes tyre një punonjës i bashkisë Pogradec

Regjistrohen katër raste të reja me COVID-19 në qarkun e

Katër raste të reja me koronavirus shënohen në qarkun e Korçës, ndërkohë që një prej tyre pozitiv ka rezultuar një punonjës i bashkisë së Pogradecit.

Tre raste janë në Pogradec dhe një në qytetin e Korçës. Te infektuarit në bashkinë e Pogradecit sipas DSHP, janë kontakte të afërta me rastet e infektuarve të fundit, ndërsa një prej tyre mësohet të jetë një punonjës i bashkisë.

Sipas burimeve është infektuar punonjësi i urbanistikës në bashki duke e çuar në 3 raste me këtë virus brenda bashkisë. Sipas të dhënave punonjësit e tjerë janë karantinuar ndërsa mjekët epidemiologë po vijojnë punën në terren. Ndërsa përsa i përket Korçës, ditën e sotme është shënuar vetëm 1 rast, kontakt me personat që kanë rezultuar më herët me këtë virus.