AKTUALITET, 21 Korrik 2020, 17:42

Koronavirusi/ Italia regjistron 15 vīktima dhe 129 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit

Koronavirusi/ Italia regjistron 15 vīktima dhe 129 raste të reja pozitive

Italia ka regjistruar 15 vīktima nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të personave që humbën luftën me virusin në 35 073 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, po ashtu u regjistruan edhe 129 raste të reja pozitiv, për një total prej 244,752.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Itali, në 24 orët e fundit, ishte 269 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 197,431.

Në Itali ka aktualisht 12 248 raste aktive Covid-19.