AKTUALITET, 21 Korrik 2020, 16:44

Me pretendime për qelinë, Klement Balili kërkon transferimin në burg tjetër

Me pretendime për qelinë, Klement Balili kërkon transferimin

Klement Balili ose i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” i prangosur në janar të vitit 2019 akuzohet si kreu i një grupi kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar të lëndë narkotike.

Ai gjendet në burgun e sigurisë së lartë ku duhet të vuajë dënimin me 10 vjet heqje lirie, Klement Balili i ka nisur një kërkesë Gjykatës Penale të Elbasanit.

Balili ka kërkuar transferimin nga burgu i sigurisë së lartë në një burg të zakonshëm. Aktualisht ai ndodhet në burgun e Peqinit.