AKTUALITET, 21 Korrik 2020, 14:55

Vrāsja e vëllezërve Haxhia në Durrës, gjykata vendos për tre të dyshuarit

Vrāsja e vëllezërve Haxhia në Durrës, gjykata vendos

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Klevis Allën dhe Altin Ndocin të dyshuar si të përfshirë në ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Trupi gjykues vendosi “arrest me burg” në mungesë për Talo Çelën të shpallur tashmë në kërkim.

Këta tre persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer ekzekutimin e vëllezërve Haxhia në Durrës.

Talo Çela është marrë i pandehur edhe për grābitjen e në aeroportin e Rinasit më 9 prillit 2019.

Ndoci dhe Alla janë të dyshuar edhe për vrāsjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit në qytetin e Durrësit në mars.

Klevis Alla ka pranuar të bashkëpunojë me policinë e Durrësit, duke treguar mënyrën se si kanë kryer vrāsjet, vendin e hedhjes së armëve, braktisjen e makinës së krīmit dhe emrat e personave që kanë marrë pjesë në vrāsje.

Alla është lakuar nga burime brenda hetimit se ka qenë personi kryesor që ka çuar hetimet drejt kapjes së autorit kryesor, Altin Ndocit.

Pasi i vrau me breshëri të gjata automatiku, Altin Ndoci u shkoi edhe në varrim dhe të treta vellëzërve Haxhia për të ngushëlluar të afërmit e tij