TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Shëndetësisë raportoi për shtatë të infektuar gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Tepelenës.
Shtatë rastet e reja të këtij qyteti janë dy familje të cilët banojnë në fshatin Dukaj të Tepelenës.
Ata janë infektuar në një dasmë e cila është zhvilluar në Tiranë.
Sakaq mësohet se u janë marrë tamponët të gjithë personave të kontakteve që ata kanë pasur gjatë këtyre ditëve.
Dita e sotme shënoi rekord rastesh të reja me të infektuar.
Për 482 testime tek të dyshuarit për Covid-19 u konfirmuan pozitivë 119 raste, duke bërë që dita e sotme të shënojë një rekord të ri me numrin më të madh të të infektuarve që prej fillimit të epidemisë.