TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agron Shehaj, kandidat për kryetar i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Gjatë intervistës, gazetari Ylli Rakipi e ka pyetur Shehajn, lidhur me procesin zgjedhor dhe faktin që ai po kërkon t'i marrë Lulzim Bashës "biznesin", pra partinë.
Pjesë nga intervista:
Ylli Rakipi: Zoti Shehaj ju keni ndërtuar disa ndërmarrje të suksesshme. Sikur të vijë unë tani të të marr ndërmarrjen tëndë, e marr dot?
Agron Shehaj: Ndërmarrja është pronë private.
Ylli Rakipi: Po pikërisht edhe Partia Demokratike, ndërmërrje privatë është zoti Shehaj. Këtë po ju them.
Agron Shehaj: Mendoj se Partia Demokratike është e demokratëve. Anëtarët vendosin kush do ta drejtojë partinë. Besoj se PD nuk është e askujt, por është e demokratëve.
Ylli Rakipi: Të gjitha ndërmarrjet deri tani i ke fituar me djersë dhe punë, tani kërkon të marrësh ndërmarrjen e tjetrit…
Agron Shehaj: Unë dua tu shërbej demokratëve!
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/05/27/agron-shehaj-punova-me-mish-e-me-shpirt-qe-basha-te-behej-kryeminister-por-puna-ime-nuk-u-vleresua/