AKTUALITET, 27 Maj 2021, 16:50

Kosovë/ Kurti emëron edhe dy zëvendësministra të Arsimit dhe të Zhvillimit Rajonal

Kosovë/ Kurti emëron edhe dy zëvendësministra të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot dy zëvendësministra të rinj.

Ky lajm bëhet i ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Zëvendësministrat e emëruar janë: Edona Maloku Bërdyna, zëvendësministre në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agon Dobruna, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal”, thuhet në njoftim.