AKTUALITET, 27 Maj 2021, 19:05

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth: Shqipëria ka shënuar arritje!

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth: Shqipëria ka

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, është shprehur të enjten në Tiranë se, Shqipëria ka shënuar disa arritje.

Në një konferencë për mediat së bashku edhe me kryeministrin Edi Rama, Roth theksoi se, "ka kolegë në BE që thonë se zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor, por këtu nuk është fjala për preferencat e mia personale, por për një interes strategjik të BE-së".

Ai theksoi se, Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë i brendshëm i Europës.

Roth u ndal edhe te zgjedhjet e 25 prillit, duke theksuar se i shpreh përgëzime për kryeministrit, i cili me partinë e tij arriti një shumicë të qartë.