AKTUALITET, 27 Maj 2021, 17:27

EMRAT/ Si ndodhi plagosja në Tiranë, dy grupet u përleshën mes tyre ishin ulur përballë në tavolina

EMRAT/ Si ndodhi plagosja në Tiranë, dy grupet u përleshën

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se i plagosuri është R.K. Autori i kësaj plagosje është K.K.

Të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje janë, K.K dhe A.K.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali.

Mësohet se ka pasur përplasje mes dy grupeve, atë të autorit dhe të plagosurit. Ata fillimisht kanë qenë në dy tavolina të ndryshme në një lokal kur ka nisur edhe sherri mes tyre për motive banale.

Sherri fillimisht ka nisur me grushte dhe shkelma, ndërsa më pas ka avancuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Tiranë

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit R. K.

Në vijim të informacionit të dhënë më parë për plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. K., ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre.

Dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin K. K., gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.