AKTUALITET, 27 Maj 2021, 17:22

Dita e dytë pa humbje jete nga COVID, Manastirliu: Plan gradual të lehtësimit të masave nga 1 qershori!

Sot është dita e dytë kur vendi ynë nuk ka pasur humbje jete për shkak të koronavirusit. Ky lajm i mirë është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manastirliu tha se do të vijohet gradualisht me planin për lehtësimin e masave anti-covid.

MESAZHI i MANASTIRLIUT

? Një tjetër lajm i mirë??dita e dytë pa humbje jete??

#Vijojmë me planin gradual të lehtësimit të masave nga 1 Qershori, por duke monitoruar me kujdes situatën e pandemisë.