LIFESTYLE, 10 Prill 2018, 12:18

Xhensila Myrtezaj tregon fotot e ditëlindjes

Ditën e djeshme , këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka festuar 25 vjetorin e saj të lindjes. Fillimisht ajo ka marrë një surprizë nga bashkëshorti, Besi por ai nuk e ka lënë me kaq.

Mbrëmjen e djeshme vetëm për Xhensilën është organizuar një darkë mjaft e veçantë, fiks një darkë si në përrallë.Këngëtarja ka ndarë shumë moment prej festës në Insta Story dhe ka postuar një foto në Instagram ku shkruan:

“Këtë ditëlindje jam mbi ëndrra më shumë se kurrë”.