AKTUALITET, 7 Prill 2020, 22:39

Wuhan më në fund në liri

Wuhan më në fund në liri

Wuhan më në fund ka dalë nga shtetrrethimi, autoritetet kineze kanë vendosur që të heqin bllokadën të vendosur dy muaj më parë në qytetin kinez ku shpërtheu Covid-19.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ky është një lajm i mirë që tregon se pas 76 ditësh izolim tashmë vendi po shkon drejt fundit të krizës shëndetësore.

Banorët e qytetit me 11 milion banorë në Kinën qendrore që prej 23 shkurtit nuk mund të kalonin kufirin. Në një nga stacionet e trenit të qytetit, turmat e njerëzve ishin të ngazëllyer ndërsa qindra pasagjerë prisnin trenin.

Për herë të parë nga shpërthimi i epidemisë, Ministria e Shëndetësisë në Kinë foli për zero raste të reja të koronavirusit të ri në vend.

Ndërkohë numri i fluturimeve dhe u udhëtimeve me trena në Wuhan mbetet akoma i kufizuar