AKTUALITET, 16 Janar 2019, 08:40

Wikipedia njeh gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni

Wikipedia njeh gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare

Pak ditë më parë gjuha shqipe është bërë zyrtare në Maqedoni, edhe pa nënshkrimin e Presidentit të vendit Gjorge Ivanov.

Ligji është dërguar në faqen zyrtare dhe pas shpalljes në të menjëherë hyn në fuqi.

Duket se zyrtarizmi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni është vërejtur edhe enciklopedia online më popullore Wikipedia.

Nëse kërkoni të dhëna në Wikipedia për Republikën e Maqedonisë, ajo që të bie në sy është përditësimi i fundit sa i takon gjuhëve zyrtare.

Wikipedia nga sot si gjuhë zyrtare në Maqedoni përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik ka renditur dhe gjuhën shqipe.