TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në fb një video që sipas tregon momentin kur Klement Balili përshëndetet me të afërmit dhe qytetarët e tij në Delvinë përpara se të nisej me makinë drejt Tiranës.
Klement Balili u vetëdorëzua në polici pas negociatave ku u përfshinë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.
Kreu i policisë Ardi Veliu shkoi në Delvinë për të “marrë në dorëzim” Klement Balilin.
Nesër në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të hidhet shorti për gjyqtarin i cili do të kryejë veprimet paraprake për dosjen e Klement Balilit. Brenda 72 orësh në këtë gjykatë ai do njihet me masën e sigurisë si dhe me provat e dosjes.
[video width="426" height="242" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/01/bal-dorezimi.mp4"][/video]