TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, ka dalë në një komunikim me median, për të komentuar protestën e qytetarëve të kukësit kundër tarifimit të Rrugës së Kombit dhe për të sqaruar qytetarët për nevojën e mirëmbajtjes së rrugëve.
Ministri e nisi fjalën e tij, duke thënë se protesta e dhunshme në Kukës, është nxitur nga politika, e cila kërkon të pengojë integrimin e vendit.
"Njerëzit e ndaluar janë nxitur dhe motivuar nga të tjerë. Siç e tregojnë të dhënat këta janë persona me precedentë penalë."
Gjiknuri tha se qeveria sëbashku me koncesionarin po bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe nga të dhënat paraprake, këto dëme kapin vlerën e miliona euro.
"Po bëjmë një vlerësim për dëmet e shkaktuara në stacionin e marrjes së tarifës. Nga një vlerësim paraprak, dëmi shkon në disa milione euro. Ky investim nuk është thjesht një investim privat. Në rastin konkret, investimi i takon publikut dhe shtetit shqiptar. Dëmi i shkaktuar nuk ju bë privatit, por taksapaguesve, të gjithë shqiptarëve të tjerë që kontribuojnë me taksa për mbarëvajtjen e pronës publike."
Ministri u shpreh se qeveria ka bërë një gabim në këto proces dhe nuk ka informuar publikun për nevojën e mirëmbajtjes së rrugëve.
"Mund të ishte bërë më shumë për konsultimin dhe informimin e publikut. Por kjo nuk ka qenë një gjë e panjohur. Ky koncesion është dhënë në vitin 2016, madje gjeneza ka qenë në vititn 2011 në kohën e Sali Berishës. Ky nuk ka qenë një problem i panjohur, nuk mund të thuhet nga doli kjo vlerë. Mund të ishte bërë një punë më e mirë për të informuar njërëzit. Por nuk justifikohen sjellje të këtij karakteri."
Më pas ministri bëro një përshkrim të gjatë për mirëmbajtjen e rrugëve në përgjithësi. Ai gjithashtu bën me faj Sali Berishën për atë që e quan tentativa për të vendosur një tarifë më të lartë se tarifa e sotme. Duket sikur qeveria ka nisur të luftojë jo vetëm me veprat e Berishës por edhe me mendimet e tij.
/TPZ.AL/