TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkovic, është shprehur se çështja e reciprocitetit me targat është pjesë e marrëveshjes që Aleksandër Vuçiç ka nënshkruar me Kosovën para pesë vjetësh.
Sipas Zhivkovic, gjithçka që po ndodh aktualisht është “pasojë e veprimeve të Vuçiçit”.
Politikani serb është shprehur gjithashtu se u desh që të kalojnë pesë vite që Vuçiç ta kuptojë se ajo çfarë kishte nënshkruar ka qenë gabim dhe se “është vetëm faji i tij”.
“Prandaj ata tashmë po përpiqen të luajnë shpëtimtarin e serbëve.”
Kujtojmë se nga dita e djeshme Republika e Kosovës ka filluar implementimin e reciprocietetit të targave.
Makinat me targa të Serbisë do të mund të futen në Kosovë vetëm pasi të kenë hequr ato serbe dhe të kenë vendosur tabelat provuese të Republikës së Kosovës.
Një vendim i tillë ka nxitur tensione, kjo ka sjellë reagimin e BE dhe Ambasadës së SHBA-së, që kanë bërë thirrje të mos merren vendime të tjera të njëanshme.