LIFESTYLE, 26 Shkurt 2020, 13:48

Vuante nga një sëmundje e rëndë, humb jetën babai i Encës

Vuante nga një sëmundje e rëndë, humb jetën babai i


Këngëtarja Enca ka humbur babain e saj. Sipas “Iconstyle.al” Sokol Haxhia është ndarë nga jeta ditën e dielë, pasi humbi betejën e një sëmundje të rëndë.

Më herët, këngëtarja e ka përmendur shpesh të atin nëpër intervista, si një nga njerëzit që e ka mbështetur më fort në karrierën e saj.

Ky lajm e ka pikëlluar shumë këngëtaren.

Në Instagram, pak orë më parë, Enca publikoi një pjesë të këngës “Ocean” të Karol G, e cila i dedikohet dikujt për të cilin do të kesh gjithmonë dashuri.

Mesa duket, ky postim është një dedikim për të atin. Sokol Haxhia la pas bashkëshorten, Entelën, dhe dy vajzat.