LIFESTYLE, 25 Shkurt 2020, 20:22

“Xheisoni aty e kishte lezetin”, Alketa jep lajmin e madh për “Taramelen”

Xheison Bafti u bë shumë i njohur gjatë sezonit të dytë të “Në kurthin e Piter Pan”, pasi fitoi dashurinë e të gjithëve dhe mori nofkën “Taramelja”.

Vogëlushi e mori këtë nofkë sepse nuk shqiptonte dot shkronjën “k”. Së fundmi, Xheisoni është rikthyer ditën e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Pasi ka kaluar një vit që nga dalja e tij e fundit në ekran, Alketa ka dhënë lajmin se vogëlushi nuk flet më me “T”. “Jam e mërzitur shumë se Xhejsoni aty e kishte lezetin”, tha Alketa dhe Xheisoni hyri në skenë me një shkronjë “T” të madhe.

Për ta vërtetuar se tani ai i shqipton fjalët si duhet, Xheisoni tha disa fjalë me shkronjën “k”. Ndërkaq, ai do të jetë prezantues krahë Alketës dhe u shpreh i lumtur për rikthimin në skenë.