LIFESTYLE, 25 Shkurt 2020, 18:25

I dhuroi të dashurës unazë me gurë të çmuar, Olsi Bylyku i pakursyer tregon se sa ‘shpenzoi’: Mos ia thuaj njeriu, e mora me..

I dhuroi të dashurës unazë me gurë të çmuar,


Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Egi prej kohësh kanë bërë publike historinë e tyre të dashurisë, dhe nuk fshihen më nga publiku. Më të dashuruar se kurrë, çifti ndajnë momentet romantike edhe në rrjete sociale. Disa javë më parë aktori i humorit i dhuroi një unazë me gurë të çmuar partneres së tij.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, fëmijët e pyetën Olsi Bylykun për këtë dhuratë. Ai ka treguar se për unazën nuk ka shpenzuar para, pasi e ka përfituar me reklama, nga një argjendari e njohur.

Do ta them por mos ia thuaj njeriu. Unë as nuk jam martuar as nuk jam fejuar, por i mora një unazë për qejf, por se ne artistët kemi një metodë shumë të bukur. I bëjmë një foto argjendarisë e nxjerrim në Instagram, nuk paguajmë asnjë lek. E mora me reklamë”– është shprehur aktori i humorit.