TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ftuar në emisionin e së hënës në Tv Klan, “Në Kurthin e Piter Pan”, ka qenë dhe këngëtarja Samanta Karavella.
E ndërsa ishte përballë pyetjeve të sinqerta të fëmijëve, një nga vogëlushet është shprehur se ka dëshirë ta njohë këngëtaren me dajën e saj, që është ende beqar.
“Samanta a je beqare se edhe unë e kam dajën tim beqar? A e do numrin e telefonit?”,- është pyetja e drejtuar nga Herla.
Ndërsa Samanta nuk i ka mbajtur dot të qeshurat, ndërsa ka vazhduar bisedën me vogëlushen Herla: Po hë njëherë, t’i marrim këto informacionet e para. Çfarë pune bën daja? Sa vjeç është? Është tamam për mua?
E gjithë salla nuk i ka mbajtur të qeshurat, ndërsa Samanta ka vazhduar një bisedë ‘serioze’ me vogëlushen e Piter Pan, duke i thënë se do flasin pas emisionit.
Ndër të tjera këngëtarja u shpreh se nuk është në një lidhje dhe se nuk i pëlqen të ketë romancë me njerëzit në të njëjtin profesion.