LIFESTYLE, 25 Shkurt 2020, 21:15

Ku do ta shohim Kastro Zizon pas largimit nga “Late Night Show”

Ku do ta shohim Kastro Zizon pas largimit nga “Late Night Show”


Pak ditë më parë, Kastro Zizo njoftoi se emisionini i tij “Late Night Show” nuk do të transmetohet më. Ai njoftoi se së shpejti do të nisë një eksperiencë të re televizive, por këtë herë në rolin e autorit. Kastro shtoi se programin e kishte gati dhe se po u jepte dorën e fundit për t’i përfunduar. Burime për “News31” kanë zbuluar detajet e projektit të ri dhe ai mban titullin “Urta Fest”. Ai do të jetë në formën e një kompeticioni i dedikuar promovimit të rrymës hip-hop, reggae, reggaeton e dance hall. Kastro do të rikthehet në ekran në javën e dytë të muajit mars, megjithatë ende nuk dihet se ku do të transmetohet.