AKTUALITET, 11 Tetor 2018, 17:53

Besnik Mustafaj: Fatos Arapi “përjetësoi” poezinë shqiptare

Besnik Mustafaj: Fatos Arapi “përjetësoi” poezinë

Shkrimtari dhe opinionisti, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka folur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Fatos Arapit, por edhe për çështjen e kthimit të “Ligjit për Teatrin” si dhe rolin e Metës në negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mustafaj tha se Fatos Arapi ishte një nga poetët që e “përjetësoi” poezinë shqiptare jo vetëm brena kufijve, por edhe në arenën ndërkombëtare dhe atë botërore

“Fatosi qëndroi gjithnjë larg politikës, qoftë këto për ti kontribuar krijimtarisë së tij. Një poet mbetet në letërsi me krijimtarinë e tij. Poezitë e tij janë një nder për poezinë shqiptare. Sot jam dyfish i trishtuar si një lexues dhe si një njeri që më ka mbajtur afër shumë gjatë”

Ai u ndal edhe tek kthimi i ligjit për “Teatrin” në Kuvend nga presidenti Meta, ndërsa shton se kjo lëvizje do mund t’ia arrij qëllimit përfundimtar, i cili është edhe mosprishja e godinës së teatrit.

“Kjo do të thotë se në gjykimin e presidentit Meta nuk është aty ku duhet të ishte. Shpresoj se përpjekjet e Metës do të kenë efektin e nevojshëm. Unë shpresoj se presidenti shpresoj që mund t’ia arrij qëllimin, çështje e cila ka interes në shoqëri. Presidenti Meta, ndryshe kur ka qenë kryetar partie, ka mbajtur një distancë të mirë. Ka ditur të ruaj një sovranitet të Presidencës. Ne kemi një president që zgjiodhet nga parlamenti. Kemi atë sjelljen unë të bëra. Dalin nga marrëdhënia institucionale dhe pushteti ekzekutiv kërkon ta përdor presidentin. Kjo është përdorur nga Moisiu nga Berisha dhe Nano, por edhe nga të gjithë presidentët e tjerë. Kjo buron nga një sjelljeje e padenje e qeverisë, e jo e presidentit. Nuk kam konfidenca me Metën, Ramën, e aq më pak me ministrin e Jashtëm, Meta ka shprehur rezervat në procesin e negociimit”, shtoi ai.

“Kjo i ka shërbyer negociatave. Presidenti është ka tani në një aspekt pozitiv, sepse ka një vendim i Gjykatës së Kushtetutës. Kjo është ana komode e Presidencës. Ana e dobët e situatës së presidentit, nuk ka një gjykatë kushtetuese që ta çojë për interpretim. Ne nuk e dimë se kur do të jenë marrëdhëniet gati, të gjithë deklarata që nuk përputhen në lidhje me përmbajtjen, kjo tregon se negociatat kanë ngërçe e pasiguri të madhe”, theksoi ai.