TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është arrestuar në Kosovë, Albert Veliu, për llogari të drejtësisë shqiptare. Arrestimi i Veliut, i njohur ndryshe si Babalja konfirmohet nga ana e Policisë së Shtetit shqiptar.
Ai është arrestuar për shkak se akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim nga ana e prokurorisë së krimeve të rënda. Arrestimi i tij është bërë në qendrën e azilit në Prishtinë.
Veliu kishte tentuar pak muaj më parë që të largohej nga Shqipëria, por që ishte ndaluar në Kukës.