TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në Kuvend se nuk do të pranojë asnjë lloj ndërmjetësimi me PD dhe LSI-në për të negociuar kërkesat e tyre.
Ai shtoi se nuk do të pranojë asnjë lloj shantazhi për të negociuar mandatin që i kanë dhënë qytetarët për të qeverisur deri në 2021.
“Ky kapitull do të mbyllet mirë. Vjen në opozitë, rri në opozitë, s’ka xinxri-finxri, se dua zgjedhjet të parakohshme.
S’mund të behën me metoda kërcënimi, shantazhimi, apo bllokimi. Ata po e dëmtojnë ekonominë edhe integrimin, por PS ka mision historik të mbyllë këtë kapitull të gjatë të vij negociatarori, të ulemi, jo të marrim dy ambasadore, s’ka më të tilla gjera.
Ne nuk kemi mandat për të negociuar. Mandatin që kemi fituar deri në 2021 dhe këtë mandat se kërcënon kurrë shantazhi.
Ju kemi mundur, edhe ju bashkë me ata. Do ju mundim. Bëjeni mend mirë të ndahuni mirë nga ata”, tha Rama në Parlament.