AKTUALITET, 17 Korrik 2019, 13:41

Vrau bashkëkombasin në Londër, arrestohet i riu që vrau shqiptarin jashtë klubit të boksit

Vrau bashkëkombasin në Londër, arrestohet i riu që vrau


Arrestohet në Londër Liridon Saliuka, i riu i cili akuzohet për ekzekutimin e Grineo Dakës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 7 korrik në Klubin e Feniksit, në orët e para të mëngjesit.

Pasi u njoftuan për të shtënat, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku pas gjurmëve të gjakut gjendën edhe 27-vjeçarin e plagosur.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në Polici, i riu nuk mundi që t’i shpëtonte plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Salikua, si i dyshuari kryesor për vrasjen e të riut u vu në kërkim dhe arritën që të zbulonin vendin ku fshihet duke e arrestuar.

Tashmë 29-vjeçari gjendet në ambientet e paraburgimit, duke pritur datën kur do të dalë para Gjykatës për t’u përballur me akuzën për vrasje.